Sulmuesi Olivier Giroud, do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit, të paktën edhe për një sezon.
Klubi kuqezi ka njoftuar këtë të mërkurë, rinovimin e kontratës më sulmuesin francez, deri në verën e vitit 2024.
Giroud është sulmuesi kryesor për kuqezinjtë, teksa të martën në mbrëmje shënoi golin e vetëm ndaj Napolit, që në fund i siguroi Milanit kualifikimin për në gjysmëfinalen e Champions League.
“Milan ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës me Olivier Giroud. Olivier, i cili është me Milanin që nga vera e vitit 2021, është bërë një pikë e rëndësishme referimi në qendër të sulmit kuqezi, duke regjistruar 76 paraqitje dhe ku ka 27 gola.”, thuhet në njoftimin e klubit.



