
FIFA ka zbuluar ditën e sotme edhe oraret me datat, për ndeshjet e Botërorit “Katar 2022”.
Zakonisht, vendet organizatore të kompeticioneve, kanë luajtur ndeshjen hapëse, por kjo nuk do të ndodhë këtë herë.
Sfida e parë e Botërorit do të jetë Senegal-Holandë, që do të luhet më 21 nëntor në orën 12:00, ndërsa 6 orë më vonë, luhet Katar-Ekuador.
Ndeshjet e tjera të ditës së parë të Kupës së Botës janë: Angli-Iran në orën 16:00 dhe SHBA-Skoci/Uells/Ukrainë në orën 22:00.



