FSHF ka bërë publik lajmin se Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e parë miqësore për vitin e ardhshëm në muajin mars ndaj Sllovenisë.
Sipas marrëveshjes së arritur me homolgen sllovene, miqësorja do të zhvillohet në fushë neutrale dhe është përcaktuar stadiumi i Udinezes në Itali si vendi ku do të zhvillohet ndeshja.
Përballja do t’u shërbejë të dy ekipeve për fazën e Botërorit 2022, ndërkohë që tekniku Reja ka si detyrë ngritjen e një skuadre kompetitive dhe kualifikimin në Europianin e 2024.



