Newcastle tenton për Robert Sanchez

Newcastle tenton për Robert Sanchez

 Premier League është shëndërruar në strehën e portierit Robert Sanchez i cili po impresionon me modestët e Brighton dhe fati i ka trokitur në derë spanjollit .

Ekipi më i fuqishëm në planet Newcastle United po përgatit  një ofertë për  gardianin 24 vjeçar e cila mendohet se do të jetë pak me tepër se 20 milionë euro sipas raportimeve të ‘ The Sun ‘.

Karriera e Robert Sanchez është zhvilluar vetëm në Angli , fakt që do të thotë se ka një eksperiencë të madhe pavarësisht se është aktivizuar me ekipe të dorës së dytë por mosha e re dhe kualiteti poshtë tre shtyllave ka bindur  ‘’ Las Urracas ‘’ për t’ia hapur dyert e ‘’ St James Park ‘’.

Fundjava për të besuarit e Eddie Howe rezultoi një fatkeqësi sepse u mposhtën 5-1 në ‘’ White Hart Lane ‘’ nga Tottenham Hotpsuri duke stopuar ecurinë pozitive , disfatë nga e cila traineri anglez ka nxjerrë konkluzionet përkatëse .

Gjatë merkatos së janarit bardhezinjtë rrëmbyen mbrojtësin  Dan Burn dhe kësaj here do të tentojnë ti dëmtojnë përsëri rivalët  .

Gjithsesi duke qenë se është një ekip me shumë ambicje i cili ka nga mbrapa një mbështetje të fuqishme nga presidenca, po monitorohet me kujdes edhe Kepa Arrizabalaga , portier që prej vitesh shkëlqen në ‘’ Stamford Bridge ‘’ por problematika në të cilën ndodhet Chelsea mund ta përshpejtojë largimin e spanjollit nga Londra .

Lista nuk mbaron me kaq sepse edhe Dean Henderson është bërë pjesë e projektit të Newcastle United që synon të dominojë futbollin në vitet e ardhshme , duke filluar me sukseset në Angli e më pas ta shtrijë protagonizmin edhe në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy