Superliga e Kosovës/ Ulpiana shtang Drenicën, Solomon i jep fitoren dhe kryesimin Ballkanit

Superliga e Kosovës/ Ulpiana shtang Drenicën, Solomon i jep fitoren dhe kryesimin Ballkanit

U luajtën ditën e sotme 3 ndeshje, të vlefshme për javën e 13-të, në Superligën e Kosovës, aty ku nuk munguan edhe surprizat.

Ulpiana shtangu Drenicën në shtëpi, duke e mposhtur minimalisht, falë golit të shënuar nga Marclei në minutën e 86-të.

Një fitore tejet të rëndësishme ka marrë edhe Ballkani, që mposhti 2-0 Dritën, duke i kaluar në renditje dhe duke marrë kështu kryesimin.

Dopieta e shënuar nga Theofilus Solomon në minutat 54 dhe 58, i dhanë fitoren Ballkanit, që tashmë e sheh veten në krye të renditjes me 24 pikë, 2 pikë më shumë se ndjekësit e Dritës.

Llapi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti minimalisht Malishevën në transfertë.  

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy