Tre opsione në Premier League për Alejandro Garnachon

Tre opsione në Premier League për Alejandro Garnachon

Pas Napolit, lista e pretendentëve për Alejandro Garnachon është zgjeruar.

Këtë herë janë tre ekipe në Premier League, të cilët do të luftojnë për shërbimet e sulmuesit.

Lajmi është raportuar nga ‘ Daily Mail ‘ dhe flitet për Chelsean, Tottenham Hotspurin dhe Aston Villa-n, tre ekipe cilësorë, sidomos në kampionatin anglez. 

20 vjeçari ka lënë gjurmë si në kampionat ashtu edhe në kompeticionet europiane por drejtuesit e Manchester United së fundmi kanë vendosur mos përfshijnë në planet e të ardhmes. 

Natyrisht ky vendim ka befasuar, shtuar edhe faktin se në skemat e Ruben Amorim Alejandro Garnacho nuk ka rezultuar titullar i padiskutueshëm. 

Largimi nga i famshmi ‘’ Old Trafford ‘’ tashmë është çështje kohe dhe referuar pretendentëve kuptohet qartazi se madrileni është një vlerë e shtuar për ofensivën, pavarësisht ulje-ngritjeve të cilat janë mëse normale në karrierën e çdo lojtari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy