Tirana pret Bylisin në Rrogozhinë, fitorja është detyrim

Tirana pret Bylisin në Rrogozhinë, fitorja është detyrim

Tirana do të luajë këtë të enjte, ndeshjen e parafundit në kampionat, ndaj skuadrës së Bylisit.

Një sfidë tejet e rëndësishme për bardheblutë, që do të kërkojnë me ccdo kusht fitoren, për të mbajtur kreun e renditjes.

Ndonëse është pritëse në këtë takim, Tirana duhet të luajë jashtë kryeqytetit. Sfida me ballshiotët, do të zhvillohet në stadiumin e Egnatias në Rrogozhinë.

Ky vendim u mor, për shkak se në “Air Albania” janë planifikuar disa koncerte, ndërsa “Selman Stërmasi”, është në gjendje të keqe.

Gjithashtu stadiumet e Elbasanit dhe Durrësit, janë të zënë për ditën e enjte. Tirana-Bylis do të luhet të enjten në orën 16:00, në të njëjtin orar edhe me 4 ndeshjet e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy