Endrick, drejt largimit nga Real Madridi

Endrick, drejt largimit nga Real Madridi

Mungesa e minutave në sezonin aktual e ka bërë shumë të vështirë qëndrimin e Endrick tek Real Madridi.

Si duket edhe pse mbërriti në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ si një lojtar mjaft premtues vështirësitë për të performuar me ‘’ Galaktikët ‘’ kanë qenë evidente. 

Sulmuesi nuk është aktivizuar asnjë minutë në fazën e parë të sezonit nga Xabi Alonso dhe një fakt i tillë nuk mund të tolerohet. 

Në të shkuarin asi brazilian kontriboi me 7 gola në 37 sfida dhe traineri i asokohe Carlo Ancelotti vendosi numrin 9 për të, për ti dhënë më tepër besim. 

Mirëpo, kohët kanë ndryshuar duke qenë se në ofensivën e spanjollëve predominojnë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Rodrygo, Arda Guler apo Brahim Diaz, ndër të tjerë, të cilët e kanë lënë në prapavijë 19 vjeçarin. 

Gjithsesi, në kohët e fundit për të është shfaqur një dritë në fundin e tunelit pasi në merkaton e verës sipas ‘ Calciomercatos ‘, u pretendua nga Juventusi dhe historia mund të përsëritet në atë të dimrit. 

Dihet se edhe pak kohë ka mbetur nga fillimi i Botërorit të 2026-tës dhe në fakt traineri i ‘’ Seleçaos ‘’ beson fuqimisht tek potenciali i Endrick. 

Ky eveniment është shumë i rëndësishëm për çdo lojtar dhe duke qenë se Dusan Vlahovic mund të largohet nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ traineri Igor Tudor e vlerëson si opsion. 

Kampionati italian mund ti shërbejë për të rifituar besimin dhe të vijojë në rrugën e duhur, duke qenë se nga ekspertët konsiderohet një ndër talentët më të spikatur në Amerikën Latine. 

Drejtuesit e Real Madridit mendojnë se një huazim tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ mund ta ndihmojë për ti ringjitur pak e nga pak shkallët, me objektivin e rikthimit edhe më i fortë në të ardhmen e afërt. 

Sigurisht do të jetë një periudhë determinante për nxënësin e Xabi Alonsos, ndër më premtuesit aktualisht në këtë sport.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy