
Ndeshja e ligës së tretë në Argjentinë, mes Huracan dhe Ferro, rrezikoi të kthehej në një tragjedi në futboll.
Gjatë ndeshjes, trajneri i Ferro, Mauricio Romero, u qëllua me armë zjarri nga një tifoz. Kjo i tmerroi lojtarët në fushë, te cilët menjëherë u larguan në drejtim të dhomave të zhveshjes.
Për fatin e mirë, trajneri u plagos vetën në pjesën e kraharorit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndeshja u pezullua menjëherë, me Romeron që u transportua me urgjencë në spital.



