Arsenal përgatit ofertën për Declan Rice

Arsenal përgatit ofertën për Declan Rice

 Ecuria e Declan Rice me West Hamin , prej vitesh vijon ti bindë gjigandët e Premier Leagues , të cilët në çdo merkato kanë dhënë maksimumin për ta larguar nga kryeqytetasit.

Një ndër pretendentët siç është Arsenali, në orët e fundit ka ofruar rreth 100 milionë euro për mesfushorin, i konsideruar një ndër më të mirët jo vetëm në Angli por edhe më gjerë .

‘’ Topchinjtë ‘’ kërkojnë të fitojnë terren dhe ti parakalojnë kundërshtarët për 24 vjeçarin, i cili nëse do të vendosë të largohet nga ‘’ The Hammers ‘’ do të shëndërrohej në transferimin më të bujshëm , në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës. 

Në merkaton e kaluar , Chelsea ishte pranë firmosjes me Declan Rice por si duket Arsenali s’do të dorëhiqet deri në momentin e fundit dhe ta fitojë derbin me ‘’ Blutë e Londrës ‘’. 

Mikel Arteta në sezonin aktual ka ditur ti gjejë pikat e dobëta të kundërshtarëve dhe momentalisht 13 herë kampionët e Premier Leagues kryesojnë me shumë meritë por duke qenë se po i afrohemi fundit , gabimet mund ti kushtojnë shtrenjtë të ashtuquajturve ‘’ The Gunners ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy