Renato Malota është blerja e rradhës e skuadrës së Partizanit. Qendrëmbrojtësi, i cili ishte pjesë e skuadrës së Kukësit, rikthet në shtëpi ku nisi hapat e para të karrierës së tij.
Gjatë prezantimit Malota u shpreh i lumtur për këtë rikthim ku synimi i Partizanit këtë sezon është fitimi i titullit kampion.
“Për mua është një kënaqësi që u riktheva tek Partizani, pasi tek ky klub u formova dhe u bëra i njohur si futbollist. Mendoj se ky është viti i duhur për të realizuar këtë objektiv, pasi grupi aktual premton shumë dhe besoj se këtë vit do të fitojmë Titullin. Grupi i mirë që është aktualisht tek Partizani, presidenti, stafi teknik dhe më kryesorja tifozët, të cilët më kanë dashur gjithmonë, më kanë respektuar dhe nuk e kam harruar kurrë mbështetjen e tyre ishin disa nga arsyet që më tunduan të zgjidhja ofertën e Partizanit” - u shpreh Malota për mediat.
Me blerjen e Malotës mbrojtja e Partizanit merr formën e duhur duke shtuar dhe më shumë konkurencën në kërë repart.



