Manchester City, afër marrëveshjes me Donnarumman

Manchester City, afër marrëveshjes me Donnarumman

Tashmë dihet se Gianluigi Donnarumma do të nisë një eksperiencë të re në karrierë. 

Italiani natyrisht për vite me rradhë është konsideruar një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër, fakt i cili gjithmonë i ka garantuar pretendentë. 

Këtë herë është Manchester City, një klub tejet cilësor i cili synon titujt në çdo sezon.

 Largimi i mundshëm i Ederson tek Galatasaray ia ka hapur dyert e ‘’ Etihad Stadium ‘’ ishi-t të Milanit, i cili numëron katër sezone në rradhët e Paris St Germain. 

Avantazhi për ‘’ Qytetarët ‘’ është se liderohen nga Khaldoon Al Mubarak, i cili në çdo merkato ka dhënë maksimumin. 

Ashtu siç kanë vijuar ngjarjet thuhet se negociatat ndërmjet palëve deri më tani janë në rrugën e duhur dhe ky operacion mund të arrihet për shifrën e 30-40 milionë eurove. 

26 vjeçari gjatë karrierës ka mundur të shpalosë cilësite poshtë tre shtyllave, fillimisht me ‘’ Djallin ‘’ dhe tashmë me ‘’ Les Pariziens ‘’, kampionë në fuqi të Champions Leagues. 

Pep Guardiola do të kërkojë gjatë këtij sezoni që ta rikthejë historinë në favorin e anglezëve referuar çdo kompeticioni, të cilët pavarësisht luhatjeve gjithsesi mbeten një ekip për tu patur frikë. 

Për sa i përket brazilianit duhet thënë se Galatasaray mund të ketë në përbërje element tejet premtues, i cili mund të konsolidohet në një ligë kompetitive siç është ajo turke. 

Nëse do të veshë bluzën bardhekaltër për ish kampionin e Europës me ‘’ Azurrët ‘’ do të jetë një sfidë sa emocionuese aq edhe e vështirë sepse presioni është shumë i madh në çdo seancë stërvitore ashtu edhe ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy