Kallaku: Do zhgënjehesha me barazim ndaj Partizanit

Kallaku: Do zhgënjehesha me barazim ndaj Partizanit

Mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku e quan si zhgënjim një barazim ndaj Partizanit. Duke folur në prag të sfidës me të kuqtë, Kallaku u shpreh se ka besim te skuadra e tij, se nesër do të marrë 3 pikët. Futbollisti zbuloi gjithashtu se nuk ka biseduar ende për të ardhmen e tij, por do të flasë me drejtuesit e Lokomotivës nga afër.

“Ndjej keqardhje për pikët e lëna me Skënderbeun. Luajtëm mirë, por ndonjëherë fati nuk është me ty. U ndëshkuam nga hiçi. Detajet bëjnë diferencën. Me një gol para nuk ke fituar, duhet të dyfishojmë. E pamë me Kastriotin dhe na ndodhi edhe me Skënderbeun.

Kemi qenë mirë gjatë kësaj jave. Kam shumë besim se nesër ndaj Partizanit do marrim tre pikët. Kjo është ndeshja e duhur për të marrë tre pikët. Unë personalisht do isha i zhgënjyer nëse do të merrnim një pikë.

Akoma nuk kam pasur një bisedë për të ardhmen time me Lokomotivën. Më kanë kërkuar të flas me ta nga afër”, u shpreh Kallaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy