Mehmeti: E vështirë ta motivosh Partizanin ndaj Egnatias, Stenio Junior po vuan

Mehmeti: E vështirë ta motivosh Partizanin ndaj Egnatias, Stenio Junior po vuan

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, foli para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Egnatias. Në fjalët e tij, ai tha se është e vështirë për ta motivuar ekipin, në ndeshje ndaj kundërshtarëve pa shumë emër si Egnatia.

Megjithatë Mehmeti deklaroi se Partizani nuk duhet të nxitohet, por të presë momentin e duhur për të goditur kundërshtarin.

Ndryshimet kanë ardhur gradualisht dhe tani ne organizojmë ndryshe lojën dhe kemi tjetër ritëm. Mendoj se duhet të kishim marrë më tepër për atë që kemi dhënë në fushë, por ky është futbolli. Nesër ndaj Egnatias është një ndeshje tjetër, pasi kundërshtari ka ndryshuar dhe është përmirësuar ndjeshëm, ndaj duhet t’i japim rëndësinë e duhur për të marrë maksimumin.

Motivimi i skuadrës është gjithmonë më i vështirë, kur gjen përballë kundërshtarë si Egnatia, pa shumë emër, por që janë shumë të organizuara mirë në fushë. Është e lehtë të motivosh ekipin në derbi, apo përballë skuadrave si Vllaznia e Kukësi, por të tilla sfida të nxjerrin shumë probleme. Pikërisht për këtë arsye kam punuar shumë për të rritur përqendrimin te lojtarët dhe për t’i dhënë rëndësinë e duhur kësaj sfide, pasi Egnatia ka një grup shumë të mirë dhe për më tepër, shumë individualitete që bëjnë diferencën. Duhet të mos nxitohemi dhe të presim momentin e duhur për të goditur.

I pyetur për objektivin Europë, nëse rruga nga Kupa është më e lehtë, Mehmeti deklaroi se kualifikimi në Europë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë, janë objektivat minimalë për Partizanin

Të jem i sinqertë unë jam munduar të orientoj skuadrën drejt ndeshjes së radhës dhe të përqendrohemi maksimalisht aty. Skuadra është ndërtuar për objektiva madhorë, pavarësisht vështirësive në fillim të sezonit dhe Europa e Kupa janë objektiva minimalë për ne. Të gjithë lojtarët e dinë peshën e fanellës që kanë veshur dhe duhet t’i përgjigjen presionit, pasi në të kundërt do të thotë që nuk e meritojnë të rrinë këtu.

Mehmeti tregoi edhe situatën më te dëmtuarit te skuadra që ai drejton, ndërsa pranoi se Stenio Junior po kalon një moment të vështirë në 20 metrat e fundit.

Duke marrë parasysh kalendarin e ngjeshur, është normale që të përballemi edhe me dëmtime. Cara nuk është ende në maksimum, ndërsa stafi mjekësor duhet të marrë një vendim edhe për Bitrin, që ka kaluar një gjendje virale. Edhe Kallaku nuk është në maksimum, që kur kaloi coronavirus, ndaj edhe nuk po jep më të mirën në fushë. Sapo të rikuperojmë fizikisht Kallakun, do të shfaqim edhe ne një tjetër fytyrë në lojë. Bitri është më mirë, por edhe Cara besoj se do t’ia dalë, ndërsa në dyshim janë Kallaku e Mala.

Unë e kam lënë shumë të qetë Stenio Juniorin sa i përket rastit në derbi, pasi nuk më shqetëson aspak një rast i vetëm. Ajo që mua më shqetëson, është forma që ai po kalon, pasi është një futbollist cilësor dhe ka ardhur për të bërë diferencën këtu te Partizani. Po kalon një moment të vështirë, por besoj që do ta kalojë shpejt. Ai vuan shumë në 20 metrat e fundit, por punon mirë në 1/3-at e fushës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy