
Eneo Bitri largohet nga Partizani. Mbrojtësi ishte një titullar i padiskutueshëm për të kuqtë dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në Çeki.
Bitri ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Banik Ostrava, e cila militon në elitën e futbollit çek.
26-vjeçari do të firmosë me skuadrën e re dhe në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Te Partizani, kanë nisur nga puna, për të gjetur një mbrojtës në merkaton e janarit.



