UEFA ka gjobitur FSHF-në, me shumën e 37,375 euro. Shkak për këtë është bërë sjellja e tifozëve shqiptarë, në ndeshjen me Italinë në Euro 2024.
Ndeshja e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhja e sende në fushë dhe mesazhet e papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive, sollën dënimin për Federatën Shqiptare.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
- Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.