Më 6 prill, është vendosur të mbahen zgjedhjet për presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit. Agim Ademi do të jetë i vetëm në garë, për postin më të lartë të futbollit në Kosovë.
Në garë pritej të ishte edhe djali i të ndjerit Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri, por ky i fundit nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për të kandiduar.
Federata e Futbollit të Kosovës ka refuzuar Vokrrin për kandidat me arsyetimin se ka pasur edhe parregullsi te firmat e delegatëve, veçanërisht te klubi i Prishtinës dhe Ulpianës.



