Shqipëria vazhdon përgatitjet për Islandën, dëmtohet sulmuesi Myrto Uzuni

Shqipëria vazhdon përgatitjet për Islandën, dëmtohet sulmuesi Myrto Uzuni

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet, për sfidën ndaj Islandës, më 6 qershor në Ligën e Kombeve.

FSHF bën të ditur, se në stërvitjen e fundi të ditës së djeshme, mesfushori Kristjan Asllani është stërvitur rregullisht me grupin, duke lënë pas kështu dëmtimin që kishte pësuar në stërvitje tre ditë më parë.

Stërvitje me intensitet të plotë kanë zhvilluar edhe dy mesfushorët e tjerë, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula, të cilët gjithashtu kanë pasur probleme shëndetësore në ditët e para të grumbullimit, por tashmë janë rikuperuar.

Shqetëson vetëm gjendja e sulmuesit Myrto Uzuni, i cili është detyruar të lërë përgjysmë stërvitjen për shkak të një dëmtimi muskulor. Stafi mjekësor po ndjek nga afër gjendjen e sulmuesit për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Sakaq, trajneri Edy Reja pret të mësojë edhe gjendjen e sulmuesit Armando Broja, nëse ai do të jetë ose jo në gjendjen e duhur fizike për të luajtur që në ndeshjen e parë.

Kombëtarja do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore, ndërkohë që më datë 4 qershor do të niset për në Islandë në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve, që luhet ndaj ishullorëve më datë 6 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy