Roma, tenton për Mohamed Salah

Roma, tenton për Mohamed Salah

Koha kalon si pa e kuptuar por ekipet e rëndësishëm rikthehen gjithmonë tek e kaluara.

Në rastin konkret është Roma, drejtuesit e të cilës do të tentojnë të përforcohen përsëri me Mohamed Salah.

 Egjiptiani la gjurmë tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ për dy sezone dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ synohet rikthimi i tij në të famshmin ‘’ Olimpico ‘’. 

Golashënuesi është shumë i frikshëm në metrat e fundit, një garanci për çdo ekip dhe me një ecuri për tu marrë shembull.

 Për më tepër për 33 vjeçarin së fundmi nuk kanë munguar ofertat tunduese nga ekipe të Arabisë Saudite i cili duhet të vendosë se ku do ta vijojë pjesën e mbetur të karrierës. 

Tek ‘’ Të Kuqtë ‘’ ka filluar të ndihet një lloj sikleti sepse ish-i i Bazelit është një referent i padiskutueshëm dhe largimi nga ‘’ Anfield Road ‘’ do të përbënte një humbje për ofensivën. 

Problemi për kryeqytetasit është paga e lartë e yllit afrikan, aktualisht 12 milionë euro në sezon por gjithsesi duhet thënë se në të shkuarën kaloi një eksperiencë shumë të bukur në rradhët e tyre. 

Do të jetë një vendim jo i lehtë për protagonistin e kësaj historie, një lojtar me shumë peshë tek ish fituesit e Champions Leagues i cili ka kontribuar në sezonin aktual me 10 gola dhe 9 asiste në 34 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy