Java e 10-të premton spektakël, Abissnet Superiore luhet në 3 ditë

Java e 10-të premton spektakël, Abissnet Superiore luhet në 3 ditë

Java e 10-të e Abissnet Superiore, do të luhet në 3 ditë, teksa është zbuluar edhe axhenda për këtë xhiro.

Ditën e premte është planifikuar edhe sfida e parë për këtë javë, aty ku në fushë zbresin Partizani dhe Teuta, dy skuadra që në përballjen mes tyre do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, duke parë edhe pozitat në të cilat ndodhen.

E shtuna rezervon dy sfida të tjera interesante. Në 16:45, në fushë zbresin Skënderbeu dhe Tirana. Bardheblutë vijnë si kryesues dhe si favoritë në këtë sfidë, ndërsa në krahun tjetër korçarët kanë treguar se mund të hapin probleme ndaj pretendenteve dhe të njëjtën gjë do të kërkojnë edhe këtë herë në shtëpi.

Në 19:45, është radha e Vllaznisë dhe Laçit të zbresin në fushën e “Loro Boriçit”, aty ku spektakli është i garantuar, ashtu siç kanë qenë gjithmonë përballjet mes këtyre dy skuadrave.

E diela vjen me dy sfida e fundit për javën e 10-të, teksa në 13:45, Dinamo sfidon Kastriotin, ku objektivi është i qartë, marrja e 3 pikëve. 3 orë më vonë, Kukësi sfidon Egnatian, me verilindorët që vijnë me moralin e lartë pas fitores me Tiranën dhe do të kërkojnë një lloj hakmarrje ndaj rrogozhinasve, për atë eliminim në Kupën e Shqipërisë.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy