Manchester United, mendon për Michael Olisen

Manchester United, mendon për Michael Olisen

Ulje-ngritjet e vazhdueshme të Manchester United i bëjnë të detyrueshme ndërhyrjet e drejtuesve në merkato.

‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë hasur vështirësi në shumë pozicione, një ndër të cilët është edhe mesfusha.

Anglezët tashmë kanë shfaqur interes për Michael Olisen, lojtar i cili mbron ngjyrat e Crystal Palaces.

22 vjeçarit i përfundon kontrata me këtë skuadër në 2027-tën dhe sipas ‘ESPN’, 20 herë kampionët e Premier Leagues do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Old Trafford ‘’ gjatë verës së ardhshme.

Flitet se Manchester United mund të ofrojë Aaron Wan-Bisakan për shërbimet e londinezit, i cili ka rezultuar një ndër më të mirët e Crystal Palaces gjatë fazës së parë.

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ e kanë filluar jo mirë sezonin aktual, të cilët fillimisht u eleminuan nga grupet e Champions Leagues dhe momentalisht pas 21 sfidave në Premier League, janë jashtë Europës.

Michael Olise ka arritur statistika shumë të mira nën drejtimin e Roy Hodgson, dhe deri me tani numëron 5 gola në 9 sfida, lojtar që konsiderohet një ndër më të spikaturit në kampionatin anglez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy