Flamurtari haron të fitojë, Kukësi përmbys në 10 minuta dhe konsolidohet i dyti

Flamurtari haron të fitojë, Kukësi përmbys në 10 minuta dhe konsolidohet i dyti

Flamurtari është futur në një krizë të plotë, pasi në në shtatë javët e fundit të kampionatit, skuadra vlonjate e drejtuar nga Shpëtim Duro ka siguruar vetëm pesë humbje dhe dy barazime. 

Por si të mos mjaftonin këto rezultate kuqezinjtë kanë shkuar dhjetë minuta larg fitores, por nuk kanë arritur ta sigurojnë atë, madje janë përmbysur 2-1 nga Kukësi në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas një pjese të parë shumë të luftuar, të mbyllur në barazim 0-0, ndeshja është zbllokuar në minutën e 68-të me Camara. Ky i fundit mund ta kishte mbyllur ndeshjen në të 76-ën, por goditja e tij me të djathtën është ndalur nga shtylla.

Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes ka ardhur kundërpërgjigja e miqve, të cilët kanë barazuar me një gol të Gurit. Kjo goditje e papritur ka trullosur vendasit, të cilët janë ndëshkuar përsëri në minutën e 88-të nga Ebipi, i cili i ka dhuruar fitoren miqve.

Kukësi ka përforcuar vendin e dytë dhe ka shkuar gjashtë pikë larg laçit të vendit të tretë në renditje, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e pestë me 37 pikë.

Në minutat e mbetura, Flamurtari u hodh në sulm, për të shmangur humbjen, por koha nuk mjaftoi për të shënuar një tjetër gol dhe Kukësi u largua me 3 pikë mjaft të vlefshme nga kjo transfertë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy