
Pavarësisht se i ka përfunduar kontrata me Borussia Dortmundin, drejtuesit e Real Madridit janë tërhequr nga tentativa për të transferuar Matt Hummels në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Prioritet për ‘’ Galaktikët ‘’ është përforcimi i fazës defensive, duke qenë se sezoni do të jetë shumë i gjatë por objektivi i njëjtë: dominimi në çdo kompeticion pjesëmarrës.
Sipas ‘ As ‘, performanca e 35 vjeçarit në Champions League në atë të shkuarin nuk ka rezultuar bindëse për Carlo Ancelottin, i cili është një ekspert në këtë kompeticion për arsye se e ka fituar edhe në të kaluarën me Milanin.
Mosha dhe mënyra e lojës së gjermanit nuk përkon me atë të ‘’ Los Merengues ‘’ sepse nuk garanton shumë për të ardhmen.

Megjithatë, numri një i stolit ka filluar ti përveshë mëngët dhe ta analizojë me detaje këtë pozicion, i cili mendon se me lojtarët në përbërje, natyrisht duke i dhënë hapësirë rotacioneve gjatë sezonit, do ti arrijë objektivat.
Për momentin janë katër qendërmbrojtës në dispozicion të Carlettos, duke filluar nga Militao, Rudiger, Alaba dhe Jesus Vallejo.
Por nuk është anashkaluar as furnizimi me lojtarët e ekipit të dytë si Mario Martin apo Nico Paz, të cilët mund të konsiderohen nëse do ta bindin trainerin 65 vjeçar.
Transferimet së fundmi tek gjigandët e Spanjës dhe Europës si përshembull Endrick apo Kylian Mbappe i kanë entuziazmuar drejtuesit dhe tifozët por prioritet mbetet ndërhyrja në merkato për lojtarë që garantojnë vazhdimësinë dhe ky nuk është rasti i qendërmbrojtësit të ‘’ Verdhezinjve ‘’.



