Superofertë nga Arabia Saudite për Vinicius Junior

Superofertë nga Arabia Saudite për Vinicius Junior

Ecuria premtuese e Vinicius Junior me Real Madridin po i siguron oferta tejet të bujshme jashtë Europës.

Në Arabinë Saudite Al- Ahli, Al-Nassr dhe Al- Hilal do të masin forcat për të përfituar shërbimet e brazilianit, shumë i rëndësishëm në 11-shen e Carlo Ancelottit.

Flitet për një shifer rekord prej 350 milionë eurosh për 24 vjeçarin, lajm i raportuar nga gazetari i mirënjohur Ben Jacobs.

Paraprakisht bosi i ‘’ Los Merengues ‘’ Florentino Perez i ka bërë llogaritë dhe ka përcaktuar një klauzolë prej 1 miliard eurosh për prishjen e kontratës, ç’ka e bën gati të pamundur tentativën e çdo ekipi, i cili e përfundon atë në 2027-tën.

Drupal Ad

Ambicja e ekipeve të kësaj lige është shumë e madhe pasi duan ta rrisin cilësinë, të cilët në vitet e fundit kanë arritur marrëveshje me lojtarë shumë të famshëm, si Cristiano Ronaldo apo Karim Benzema, ndër të tjerë.

Momentalisht e ardhmja e asit të ofensivës konsiderohet në pikpyetje por gjithsesi pritet një reagim nga drejtuesit e ‘’ Los Blancos ‘’ në vijimësi.

15 gola dhe 9 asiste në 26 sfida numëron Vinicius Junior., një statistikë e cila meriton të merret në konsideratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy