
Portieri i Tiranës, Visar Bekaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të luajë për Kosovën në ndeshjen me Greqinë.
Testi i kryer nndaj lojtarëve, ka zbuluar se portieri Bekaj është i infektuar me virusin dhe për këtë arsye është detyruar të largohet nga grumbullimi me përfaqësuesen e tij, për t’u karantinuar.
Lajmi u bë i ditur nga vetë menaxheri i përfaqësueses kosovare, Bajram Shala, i cili e njoftoi atë para konferencës për shtyp në prag të sfidës me Greqinë.
Kjo i mban në ankth edhe te Tirana, pasi kujtojmë se kampionati fillon javën e ardhshme dhe Bekaj është një titullar i padiskutueshëm për bardheblutë.



