Zyrtare/ Partizani rinovon kontratën me mesfushorin Rrapaj

Zyrtare/ Partizani rinovon kontratën me mesfushorin Rrapaj

Partizani ka rinovuar kontratën me Arinaldo Rrapaj. Një njoftimin e klubit, thuhet se është zgjatur bashkëpunimi me mesfushorin deri në vitin 2026. Rrapaj ishte një nga lojtarët më të spikatur në sezonin e fundit me Partizanin dhe për këtë arsye klubi ka vendosur ta blindojë, që të mos rrezikojë ta humbasë me parametra zero në të ardhmen. “Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Arinaldo Rrapaj. 21 vjeçari dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2026, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub - Lojtar. Një hap i cili ka konkretizuar pozitivisht të ardhmen e Rrapaj te Partizani njëkohësisht edhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues.”, thuhet në njoftimin e klubit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy