
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Milanin ditën e nesërme, për Superkupën e Italisë.
Inzaghi e quajti një ndeshje speciale dhe tha se qëllimi është që në fund të fitojnë trofeun.
Në lidhje me humbjen e pësuar nga kuqezinjtë këtë sezon, tekniku ziklatër deklaroi se skuadra e tij meritoi të merrte më shumë në atë ndeshje.
Ne e dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe për më tepër që është një derbi. Kam dëgjuar që ka ndodhur vetëm 2 herë në historinë e këtij kompeticioni. Ne do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të madhe në këtë sfidë kaq të rëndësishme.
E konsideroj si një trofe, të cilin e kemi këtu përpara nesh dhe jo të gjithë arritën të ishin këtu. Është vazhdimi i sezonit të shkuar dhe e dimë çfarë përfaqëson. Ne e fituam vitin e shkuar dhe duam që ta mbrojmë.
Derbi është një sfidë speciale. Ne luajtëm shumë sezonin e shkuar. Ne fituam dhe humbëm në kampionat, fituam pastër në Kupë. Janë gjithmonë ndeshje speciale, të cilat vendosen nga episodet. Ne morëm një humbje të pamerituar këtë sezon. Në pjesën e parë Milani ishte superior, por në të dytën mendoj se Interi meritonte më shumë se humbja.



