Parisi  pretendon  Agueron

Parisi pretendon Agueron

Me një këmbë larg  ‘’ Parque De Prince ‘’ të Mauro Icardit , drejtuesit e Paris St Germain nuk kanë të ndalur në objektivin e gjetjes së zëvëndësuesit ideal të tij . Zërave të shumtë që e lidhin me një rikthim të mundshëm në Serinë A i janë shtuar   kryeqytetasit që kanë vënë në fokusin  e tyre Sergio Agueron .  

 Eksperienca e madhe e akumuluar në tërë këto vite nga ‘’ El Kun ‘’ vazhdon ta bindë bashkombasin Mauricio Pochettino për të besuar në aftësitë e 32 vjeçarit duke e shëndërruar në më interesante të ardhmen e kuq e bluve . Drejt fundit të aventurës me ‘’ The Citiziens ‘’   , për ishi-n e  Indipendiente de Avellanedas kontrata aktuale merr fund pikërisht në 30 qershorin e ardhshëm ,  muaj që do të shënojë largimin përfundimtar nga i  famshmi ‘’ Etihad Stadium ‘’. 

  Duhet theksuar se Sergio Aguero do të përshendetet me Premier Leaguen si një legjendë dhe  me synimin e qartë për mos ta ndalur vrullin drejt suksesit të mëtejshëm . Transferimet e bujshme tek ‘’ Los Pariziens ‘’ me siguri do t’ia mbajnë gjallë shpresën Sergio Agueros  në gjetjen e mbështetjes së duhur në funksion të përmirësimit konstant në fushën e lojës.   

Me shtimin e pretendentëve e ardhmja e golashënuesit të mirënjohur bëhet edhe më intersante sepse konceptohet si një vlerësim për kontributin e deritanishëm në botën e futbollit. Tashmë lufta automatikisht do të ashpërsohet edhe më tepër për transferimin e Sergio Agueros  dhe merkatoja e verës pritet  ti japë fund kësaj  historie për të  startuar një tjetër e cila  parashikohet se do të rezultojë tepër tërheqëse .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy