Detajet e marrëveshjes, Berisha drejt kalimit te Salernitana

Detajet e marrëveshjes, Berisha drejt kalimit te Salernitana

Portieri shqiptar, Etrit Berisha nuk po kalon një moment të mirë në Itali, aty ku është pjesë e skuadrës së Torino.

Shqiptari nuk është zgjedhje e parë e trajnerit dhe për këtë arsye, pritet të largohet në merkaton e janarit. Interesimet për gardianin kuqezi nuk mungojnë, teksa së fundmi në skenë ka dalë skuadra e Salernitana.

Këta të fundit janë në kërkim të një portieri, pas dëmtimit të Sepe dhe kanë zgjedhur Berishën si alternativë të parë. Edhe 33-vjeçari do pranonte një kalim te Salernitana, pasi do të kishte më shumë minuta në dispozicion.

Torino ka kërkuar shërbimet e Mazzocchi, për të cilin Salernitana kërkon 8 milionë euro dhe në marrëveshje mund të përfshihet pikërisht Berisha. Torinezët kanë menduar një ofertë 5 milionë euro, plus shërbimet e portierit shqiptar, për të bindur Salernitanën, që të heqë dorë nga shërbimet e Mazzocchi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy