
Napoli duhet të bëjë me dy mungesa të rëndësishme, për sfidën me Barcelonën në Europa League.
Mateo Politano dhe Stanislav Lobotka, do të jenë mungesat e trajnerit Spalletti për sfidën ndaj spanjollëve. Të dy lojtarët vuajnë nga një dëmtim muskulor dhe nuk mund të jenë në fushë.
Sfida mes Napolit dhe Barcelonës do të luhet të enjten e 17 shkurtit dhe të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.



