
Mbrojtësi Sergi Roberto me shumë gjasa është drejt përfundimi të eksperiencës me Barcelonën.
Kontrata e spanjollit me ‘’ Blaugranët ‘’ përfundon në 30 qershor, për të cilin së fundmi disa pretendentë kanë shfaqur interes në Serinë A.
Edhe përtej kontinentit të vjetër, ekzaktësisht në Major League Soccer për anësorin e Barcelonës janë disa ekipe në garë por natyrisht ideja e vijimit të karrierës në një ndër ligat më të rëndësishme europiane është një tundim.
32 vjeçari i ka qëndruar besnik skuadrës së zemrës por ndoshta historia do të ndryshojë gjatë verës, për këtë lojtar i cili mban mbi supe një eksperiencë të konsiderueshme, e shoqëruar me fitimin e shumë trofeve ndër vite.
Një avantazh për Sergi Roberton është se mund të adaptohet me lehtësi në disa pozicione, kryesisht në prapavijë dhe në mesfushë, aspekt që e bën edhe më interesante figurën e tij.
Ndërkohë, largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’ do ti shërbente Barcelonës për të mbushur arkat, pasi siç dihet ende vijon të hasë problematika të theksuara në këtë aspekt dhe shitjet do të jenë të domosdoshme për këtë skuadër.



