Milan zyrtarizon Tonali-n, 35 mln euro për Brescia-n

Milan zyrtarizon Tonali-n, 35 mln euro për Brescia-n

Milan ka zyrtarizuar sot blerjen më të re në merkaton e verës Sandro Tonali-n, mesfushorin që sezonin e kaluar shkëlqeu me Brescia-n dhe që ishte shumë pranë nënshkrimit me Inter-in. ‘Djalli’ për 20-vjeçarin ka përdorur fonmulën e huazimit për 10 mln euro, ndërsa në qershor do të pagujë 10 mln të tjera për blerjen e kartonit. Gjithashtu për Brescia-n do të jenë edhe 15 mln të tjera në formë bonusesh, duke kapur një total prej 35 mln eurosh.

Sakaq Brescia ka mbajtur edhe 10% të kartonit të futbollistit në rast se shitet në të ardhmen.

Te Milan Sandro Tonali do të mbajë numrin 8, ndërsa me anë të një foto të publikuar fëmijë, tregon se Milan ka qenë ëndrra e madhe e futbollistit shumë të talentuar. Tonali luan si mesfushor dhe shihet si një lojtar me mjaft potencial për të tashmen dhe të ardhmen e klubit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy