Trajneri i Laçit: Të katërta skuadrat e kreut e meritojnë titullin, gjithçka është e hapur

Trajneri i Laçit: Të katërta skuadrat e kreut e meritojnë titullin, gjithçka është e hapur

Laçi ka qenë gjithë sezonin pretendent për titullin, ku për disa javë kanë mbajtur edhe kryesimin e renditjes. Pavarësisht se kanë bërë mirë me rivalët për titull, kurbinasit kanë lënë shumë pikë me skuadrat e vendeve të fundit të tabelës dhe këto i kanë larguar ata nga titulli. Në prag të sfidës së nesërme me Vllazninë, para mediave ka folur trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, i cili ka thënë se gjithçka është e hapur dhe mund të arrihet te trofeu në fund, të cilin sipas tij të katërta skuadrat e vendeve të para e meritojnë.  

“Për deri sa na i lejon matematika, ne do të shpresojmë për titullin. Ndeshja e fundit është ndaj një kundërshtari si Vllaznia, që këtë sezon ka bërë shumë mirë në kampionat. Është një ndeshje e fortë. Në ndeshjet direkte jemi shumë mirë me rivalët tanë, prandaj më vjen keq në këtë sezon. Do shkojmë në Shkodër për të respektuar veten dhe punën tonë. Çdo gjë është e hapur.

Ka keqardhje, pasi edhe me Teutën, edhe me Skënderbeun, kemi marrë dy barazime që na kanë kushtuar shumë dhe mund të ishim kampionë tani. Të gjitha skuadrat pretendente për titull, kanë pishmanet e veta. Nga katërshja e parë mund ta fitonte kushdo titullin dhe do të ishte e merituar”, u shpreh Duro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy