
Pas etapës së Erik Ten Hag në ‘’ Old Trafford ‘’, tek Manchester United kanë filluar lëvizjet për afrimin e një tjetër traineri.
Shumë emra janë analizuar gjatë kësaj kohe dhe më i mundshmi për t’ua bashkuar 20 herë kampionëve të Premier Leagues është Ruben Amorim.
Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, presidentët Joel dhe Avram Grazer janë shprehur të gatshëm të investojnë afro 11 milionë euro për portugezin, shifër që i përket klauzolës për prishjen e kontratës me Sporting Lisbonën.
Për arritjen e marrëveshjes dhe zyrtarizimin mungojnë disa detaje dhe pritet që së shpejti Ruben Amorim të nisë një eksperiencë në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
39 vjeçari ka lënë gjurmë tek kryeqytetasit dhe deri më tani numëron dy Kupa Lige, një Superkupë dhe dy Kampionate.
Për më tepër ishi i Bragas shquhet për faktin e të qënit shumë strikt dhe besnik i një stili loje, me të cilin ka arritur shumë suksese.
Sigurisht nuk kishte si të mungonte reagimi i tifozerisë së ‘’ Djajëve të Kuq ‘’, të cilët janë entuziazmuar tashmë dhe presin me padurim që skuadra e tyre të ndryshojë, për tu ripërfshirë në rangun e më të mirave, në Angli dhe Europë.



