Neto Murara dëshiron largimin

Neto Murara dëshiron largimin

 Portieri Neto Murara mbetet një ndër elementët me më shumë opsione për tu larguar nga ‘’ Camp Nou ‘’ në merkaton aktuale . Prezenca e Ter Stegen e ka lënë në stol dhe kjo situatë konsiderohet e papërballueshme nga braziliani.

 Seria A dhe Premier League janë dy destinacione që mund t’ia shpëtojnë karrierën 32 vjeçarit i cili sipas ‘ Mundodeportivos ‘ preferon ta hedhë pas krahëve periudhën e vështirë tek Barcelona .

Largimi i Neto Muraras do ti hapte rrugë Inaki Penas për tu bërë zgjedhja e dytë e Xavi Hernandez pas portierit gjerman dhe kështu të gjitha palët do të dilnin të fituara .

Eksperienca  në Spanjë dhe Itali sigurisht nuk ka kaluar lehtë sepse Neto Murara ka marrë një lloj vlerësimi dhe ka arritur të tërheqë Romën dhe Arsenalin .  ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ po mendojnë   ofertën në drejtim të gardianit të portës por fillimisht  duhet të  negociojnë me katalanasit për të firmosur me lojtarin nga Minas Gerais .

Drejt varjes së këpucëve në gozhdë , kuptohet se  Neto Muraras i duhet të aktivizohet sa më shumë për të rikuperuar terrenin e humbur dhe të ketë mundësi për të reflektuar potencialin .

Tek Barcelona e ka kuptuar me kohë se nuk ka vend , aq më tepër kur dihet se spanjollët janë drejt një revolucioni dhe nevojitet një kohë e gjatë për të qenë në lartësinë e ekipeve të elitës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy