Barazimi me Flamurtarin, Dede: Nuk e menaxhuam dot avantazhin

Barazimi me Flamurtarin, Dede: Nuk e menaxhuam dot avantazhin

Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas barazimit që skuadra e tij mori ndaj Flamurtarit në shtëpi.

Dede deklaroi se ekipi nuk e menaxhoi dot avantazhin, duke thënë se nuk vuajtën kur kundërshtari ishte me 11 lojtarë, por me 10 lojtarë.

Lojën e kishim në kontroll dhe nuk e menaxhuam dot. Nuk vuajtëm me 11 lojtarë, por vuajtëm me 10. U munduam të japim maksimumin. Shfaqëm disa probleme në mbrojtje dhe pësuam golin. Humbasim logjikën në momente të caktuara.

Janë disa situata, ku individë të caktuar, duhet të menaxhojnë më mirë. Nuk mund të them se nuk interpretuam mirë. Flamurtari ka cilësi dhe kualitet. Duhet të bënim më mirë pas futjes së Shkurtajt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy