
Talenti i Gironas Savinho vijon të jetë një alternativë për Barcelonën në repartin e avancuar .
Xavi Hernandez ka mbetur i impresionuar nga rendimenti i brazilianit tek kjo skuadër , e cila po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend.
Lajmi është bërë me dije nga e famshmja ‘ Sport ‘ , por akordi s’do të jetë aspak i lehtë sepse mesa duket drejtuesit e spanjollëve mendojnë ndryshe.
19 vjeçari shumë shpejt mund ti bashkohet Manchester City-t , skuadër e cila mund ti lërë me duar bosh katalanasit, të cilët vijojnë të kenë problematika të theksuara në aspektin ekonomik.
Pas eksperiencës me Atletico Mineiron, Savinho u transferua në skuadrën e të rinjve të Psv Eindhovenit, për të kaluar më pas tek ekipi i parë dhe shumë shpejt u bë pjesë e Gironas, me të cilën në sezonin aktual numëron 6 gola në 21 sfida.



