
E ardhmja e Kieran Trippier vijon të mbetet një enigmë . Tashmë jemi drejt përfundimit të merkatos dhe anglezi akoma nuk ka vendosur për vijimin e karrierës. Ofertat më konkrete janë nga Premier League sepse Manchester United dhe Arsenal e vlerësojne kontributin e dhënë tek Atletico Madridi . 30 vjeçari e finalizoi sezonin e kaluar me fitimin e La Ligas duke ia ngritur vetes kreditet për një të ardhme të ndritur .
Nga një anë ‘’ The Red Devilsat ‘’ mbeten një opsion joshës për Kieran Trippier sepse potenciali i 20 herë kampionëve të Premier Leagues thekson një rritje page për ishi-n e Tottenham Hotspurit .
Në këtë aspekt ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të arkëtonin 40 milionë euro por s’duhet anashkaluar se anësori mbetet një ndër pikat më të forta të kryeqytetasve dhe vlerësohet shumë nga traineri Diego Simeone. Fakti se argjentinasi nuk ka gjetur një zëvëndësues të denjë për krahun e djathtë e bën edhe më të afërt largimin e Kieran Trippier nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ sepse kampionët në fuqi të La Ligas janë koshientë se Manchester United është një ndër klubet më të fuqishme ekonomikisht dhe oferta në drejtim të tyre mund të rezultojë e parefuzueshme .
Pas tyre vjen Arsenal . ‘’ The Gunners ‘’ janë në rindërtim e sipër dhe Mikel Artetas i duhet domosdoshmerisht një anësor për të qenë të kompletuar gjatë sezonit .
Ndërmjet skuadrave respektive e kaluara ka rezultuar në favor të Arsenalit sepse londinezët arritën me sukses të transferonin në ‘’ Emirates ‘’ Thomas Partey por duhet të plotësojnë kërkesën e Atleticos që sipas ‘ Todofichajes ‘ pretendon 60 milionë euro për britanikun .
Pavarësisht gjithçkaje , faktori kohë nuk premton shumë për një fund të lumtur por Arsenali është i vendosur të tentojë deri në ditën e fundit të merkatos për ta patur Kieran Trippier pjesë të organikës .



