Barcelona, tenton për Ivan Perisic

Barcelona, tenton për Ivan Perisic

   Drejtuesit e Barcelonës po i shtojnë përpjekjet për të konsoliduar repartin e avancuar, për ta bërë këtë ekip më të rrezikshëm gjatë sezonit vijues.

Shumë emra vijojnë të qarkullojnë në zyrat e ‘’ Camp Nous ‘’ dhe listës së trainerit Hansi Flick se fundmi i është shtuar edhe ai i Ivan Perisic. 

Zgjedhja e parë e ishi-t të Bayern Munchenit ishte Marcus Rashford por vështirësitë për arritjen e kësaj marrëveshjeje nuk i kanë lënë shteg tjetër. 

Kroati zhvilloi një sezon tejet premtues me Psv Eindhovenin, i shoqëruar me 16 gola në 35 sfida. 

Ndër vite 36 vjeçari ka rezultuar determinant, në çdo ekip dhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’ dhe spanjollët besojnë se mund të ketë një efekt të menjëhershëm në rendimentin e ofensivës në vijimësi. 

Hansi Flicku e njeh shumë mirë Ivan Perisic për arsye se e kishte nën drejtim në të shkuarën tek Bayern Muncheni, ekip të cilin e ndihmoi për të fituar Champions Leaguen në 2020-tën. 

Nëse i referohemi ishi-t të Tottenham Hotspurit duhet thënë se e ka eksperiencën për ti përfaqësuar kuq e blutë si në kampionat, ashtu edhe në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy