
Duket se e kaluara do të përsëritet për Tanguy Ndombelen . Mesfushori asokohe ishte pjesë e planeve të Barcelonës dhe Real Madridit por Tottenham Hotspuri rezultoi më bindës gjatë negociatave dhe arriti transferimin e francezit në ‘’ White Hart Lane ‘’.
Mirëpo tanimë gjërat për 25 vjeçarin kanë ndryshuar sidomos pas rikthimit të Antonio Contes në Londër dhe në skenë ka hyrë Bayern Munchen .
Bavarezet kanë nisur negociatat me ‘’ Gjelat “ sepse e konsiderojnë ishi-n e Lyonit një lojtar që mund ti krijojë të tjera variante trainerit Julian Nagelsmann në mesfushë dhe ti hapë derën e largimit Corentin Tolissos nga magjiku ‘’ Allianz Arena ‘’ .
Francezi prej kohësh nuk konsiderohet si titullar nga traineri gjerman dhe mënyra më e mirë për tu përshëndetur me të është gjetja e një ambjenti ku do të mund të vijojë karrierën por me një përmbajtje ndryshe .
Këto lloj shkëmbimesh kanë rezultuar të zakonshme gjatë merkatove të fundit dhe ideja e gjigandëve të Bundesligës mund ta marrë përgjigje pozitive nga ‘’ Spursat ‘’ të cilët sigurisht do të dilnin të fituar në këtë histori .
Anglezët janë në një fazë tranzicioni sidomos pas mbërritjes së trainerit nga Lecce i cili ka treguar vlerat në sezonin e shkuar me Interin , ekip të cilit i dha shansin për të ulur nga froni Juventusin pas 9 vitesh dominimi absolut në Itali dhe të shtojë Scudetton e 19-të në vitrinë .



