Liga e Kombeve/ Italia kap vendin e tretë, fitore mes spektaklit ndaj Holandës

Liga e Kombeve/ Italia kap vendin e tretë, fitore mes spektaklit ndaj Holandës

Italia ia doli të fitojë finalen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, teksa mposhti me rezultatin 2-3 Holandën. Një ndeshje spektakolare dhe e luftuar deri në fund, kur triumfues dolën italianët që morën edhe medaljen e bronzit. Sa i përket ndeshjes, skuadra e Mancinit e nisi shumë mirë, duke shënuar dy herë me Dimarco në minutën e 6-të dhe Fratessi në minutën e 20-të. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me Holandën më kërkuese. Bergwijn ngushtoi diferencat në minutën e 68-të, por vetëm 4 minuta më vonë, Italia shënoi të tretin me sulmuesin Chiesa. Në minutën e 89-të, ishte Wijnaldum që shënoi për “tulipanët”, por vetëm kaq, pasi italianët u mbrojtën mirë dhe ia dolën të fitojnë finalen e vogël. Në orën 20:45, do të luhet finalja e madhe mes Kroacisë dhe Spanjës, me skuadrat që do të kërkojnë trofeun e këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy