
Paqartësitë në lidhje me të ardhmen e Dani Carvajal natyrisht kanë vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit për ti gjetur sa më shpejt një zëvëndësues.
Tek ‘’ Galaktikët ‘’ përgjegjësia është shumë e madhe dhe kundrakohët kushtojnë shtrenjtë, arsye për të cilën po bëhet maksimumi për ti dhënë zgjidhje kësaj situate.
Spanjolli është drejt fundit të kontratës me kryeqytetasit i cili ka patur disa ulje-ngritje në lidhje me rendimentin për arsye të problemeve të shpeshta fizike.
Në sajë të kësaj situate reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe tashmë në fokusin e trainerit Xabi Alonso është vënë Wesley França.
Sipas ‘ Defensa Central ‘ anësori i Romës e ka bindur ishi-n e Bayer Leverkusenit të cilin e presin sfida jo të lehta në të ardhmen.
Përpara disa muajsh krerët e ‘’ Verdhekuqve ‘’ shpenzuan 25 milionë euro për 22 vjeçarin, investim i cili i ka dhënë shumë shpejt rezultatet.
Por interesi i ish fituesve të Champions Leagues parashikohet se do të merret në konsideratë nga Wesley França, i cili po zhvillon sezonin e parë në ‘’ Olimpico ‘’.
Paraqitjet shumë të mira kanë ndikuar edhe në rritjen e vlerës së kartonit por gjithsesi besohet se s’do të jetë diçka e komplikuar për xhepat e Florentino Perez, i njohur botërisht për potencialin e tij.
Numrit një të solit i është dashur të zhvendosë disa herë Fede Valverden në rolin e anësorit të djathtë, jonatyral për të.
Adaptimi me lehtësi në çdo situatë të sfidave, inkursionet drejt kundrasulmeve dhe efektiviteti në prapavijë theksojnë qartazi se kemi të bëjmë me një lojtar me shumë kualitet, i denjë për të përfaqësuar një ekip elite në Europë.
Muajt vijues do të jenë përcaktues për karrierën e Dani Carvajal dhe Wesley Franças, i ndërgjegjshëm për cilësitë e tij dhe gjithashtu për interesin e një ndër ekipeve më të suksesshëm të të gjitha kohërave.



