
U luajtën ditën e sotme, 4 ndeshje të vlefshme për javën e 19-të në Premier League, ku nuk mungoi spektakli.
Manchester City vazhdon me serinë e fitoreve radhazi, pasi ditën e sotme mposhti 6-3 Leicesterin, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare. Skuadra e Guardiolas kryeson me 47 pikë, 6 më shumë se ndjekësit e Liverpool, që kanë një ndeshje më pak.
Fitore ka korrur edhe Arsenal, që mposhti me shifrat e thella 0-5 Norëich në transfertë. “Topçinjtë” e mbyllin vitin në vendin e katërt me 35 pikë, 6 më shumë se ndjekësit e Tottenham.
Këta të fundit mposhtën në shtëpi Crystal Palace me rezultatin 3-0 dhe vitin e mbyllin në vendin e 5-të.
Fitore shumë të rëndësishme mori edhe Southampton, që mposhti 2-3 West Ham-in.



