
Vendimet e arbitrit anglez, Anthony Taylor, në finalen e Europa League, kanë shkaktuar polemika të shumta. Te Roma u ndjenë të vjedhur, duke thënë se arbitri veproi me dy standarde.
Ndaj Taylor, në fund të ndeshjes shpërtheu trajneri Jose Mourinho, por nuk u mbyll aty. Anglezi është sulmuar edhe nga tifozët e Romës.
Gjatë largimit në aeroportin e Budapestit, Taylor është përballur me disa tifozë të Romës, të cilët nuk i kursyen sharjet ndaj tij dhe familjes që e shoqëronte.
Madje në drejtim të arbitrit fluturoi edhe një karrige, ndërsa duhej ndërhyrja e policisë, për të mos agravuar situata me tej.



