
Faza e parë e sezonit ka rezultuar paksa e ndërlikuar për Liverpoolin në repartin ofensiv.
Momentalisht ‘’ Të Kuqtë ‘’ janë jashtë Europës dhe sigurisht ky dështim i faturohet trainerit Arne Slot.
Anglezët kanë nisur të mendojnë për merkaton e janarit dhe prioritet për numrin një të stolit është përforcimi i metrave të fundit.
Rodrygo Goes është një ndër objektivat e ish fituesve të Champions Leagues, i cili ndër vite ka qenë protagonist në rradhët e Real Madridit.
Grumbullimi i Mohamed Salah me Egjiptin në Kupën e Afrikës pa dyshim do ti lërë paksa të varfër gjigandët e Premier Leagues dhe më gjerë dhe 24 vjeçari konsiderohet një alternativë për ta mbushur boshllëkun.
Mënyra se si luan i jep natyrisht variante ish trainerit të Feyenoordit, i cili gjithashtu po monitoron edhe Antoine Semenyon.
Në sezonin e shtatë me ‘’ Los Blancos ‘’ protagonizmi ka ardhur duke rënë, një fakt i cili nuk tolerohet nga Xabi Alonso.
Megjithatë, spanjollët njihen si tejet kokëfortë në lidhje me komponentët cilësorë dhe pritet edhe një reagim nga presidenti Florentino Perez, i cili shquhet për këmbnguljen në këtë aspekt.
Duhet theksuar se ishi i Santosit mund të aktivizohet si ekstrem, prapa dy sulmuesve, ose si sulmues i dytë, i cili konsiderohet tejet i sikletshëm për çdo rival.
Në sezonin aktual ylli i kombëtares së ‘’ Seleçaos ‘’ numëron asnjë gol të shënuar në 13 sfida, statistikë e patolerueshme tek ‘’ Los Merengues ‘’.



