
Pas Barcelonës në orët e fundit edhe Bayern Muncheni ka nisur garën për transferimin e Micky van de Ven gjatë merkatos së verës.
Bavarezët janë sigurisht një kërcënim jo vetëm për ‘’ Los Cules ‘’ por edhe çdo ekip tjetër, duke qenë se mbeten tejet të konsoliduar në aspektin sportiv dhe ekonomik.
Hollandezi ka ditur të performojë në lartësinë e duhur tek Tottenham Hotspuri dhe momentalisht konsiderohet ndër më të mirët në Europë.
24 vjeçari po zhvillon sezonin e tretë me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’, lider absolut në prapavijë dhe e ka bërë krenar trainerin Roberto de Zerbi.
Shtatlarti është gjithashtu shumë i shpejtë, i vështirë në duelet një kundra një dhe spikat edhe për inkursionet drejt kundrasulmeve.
Bavarezët dhe katalanasit janë dy ekipe me shumë traditë, kandidatë pa dyshim për fitimin e titujve në çdo sezon dhe ky fakt ofron një lloj garancie për Micky van de Ven referuar të ardhmes.
Traineri Hansi Flick është koshient se detyra kryesore është përforcimi i mbrojtjes, edhe pse po monitorohen edhe të tjera alternativa.
Megjithatë, ish rekordmenët e Bundesligës janë një hap përpara për ishi-n e Wolfsburgut i cili e ka gjetur veten në Premier League.
Eksperienca në ‘’ White Hart Lane ‘’ mund të përfundojë së shpejti sepse një interes i tillë nuk të vjen shumë herë gjatë karrierës.
Traineri Roberto De Zerbi ndihet krenar për performancat e nxënësit të tij, i cili numëron 7 gola në 38 sfidat e sezonit aktual.



