Situatë aspak e qetë te Juventusi, Chiesa mendon largimin

Situatë aspak e qetë te Juventusi, Chiesa mendon largimin

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative të javëve të fundit, te Juventusi kanë shpërthyer pakënaqësitë ndaj trajnerit Massimiliano Allegri.

I fundit që nuk ndihet i lumtur me Allegrin, është sulmuesi Frederico Chiesa. Ky i fundit u zëvendësua në ndeshjen ndaj Bologna, një lëvizje që nuk u prit mirë prej tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit torinez, Chiesa ka filluar të mendojë largimin në verë, pasi nuk ndihet i lumtur me trajnerin Allegri.

Përveç italianit, pakënaqësi ndaj trajnerit, kanë shfaqur edhe dy sulmuesit e tjerë, Dusan Vlahovic dhe Angel Di Maria, për të cilët gjithashtu thuhet se mund të ndryshojnë skuadër në verë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy