
Tek City kanë filluar tronditjet e para në lidhje me të ardhmen.
Bardhekaltërit pavarësisht se po përjetojnë një moment të veçantë pasi liderojnë Premier Leaguen dhe do të sfidojnë Atleticon në çerekfinalet e Champions Leagues , kanë marrë një lajm të trishtë sepse Bernardo Silva ka shprehur se kërkon ti japë fund eksperiencës në ‘’ Etihad Stadium ‘’ , edhe pse kontrata e portugezit me ‘’ The Citiziens ‘’ përfundon në 30 qershorin e 2025-sës.
27 vjeçari duket i ngopur tek anglezët me të cilët fitoi trofe të rëndësishëm por është dominuar nga dashuria për rikthimin në atdhe . Më tej Bernardo Silva ka komentuar :
“ Më mungon shumë Portugalia. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt tek Benfika dhe të jem pranë familjes “ , ishin këto fjalët e luzitanit.
Falë shkëlqimit , Real Madridi , Barcelona apo Milan kanë tentuar disa herë largimin e ishi-t të Monacos nga Premier League por rezistenca e Manchester City-t e ka penguar pasi vlerësohet shumë nga Pep Guardiola .
Gjithsesi drejtuesit e anglezëve kanë preferuar ta respektojnë dëshirën e tij në shenjë të kontributit 5 vjeçar duke e reflektuar me ndërhyrjen e shpejtë në merkato për ti gjetur zëvëndësues.
Manchester City është një ndër ato ekipe që zor se pranon largimin e yjeve por Pep Guardiola është i sigurtë se potenciali i kësaj skuadre do ti sigurojë afrimin e një lojtari ideal për fuqizimin e mesfushës .



