
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka inspektuar punimet tek zyrat e reja të këtij institucioni. Pas inspektimit të punimeve, Duka ka folur për mediat për shumë çështje, që nga e ardhmja e trajnerit Panuçi, dhe ndryshimet që do të ketë tek trajnerët e moshave.
“Duhet të fitojmë me Skocinë, nëse ia dalim edicioni nuk është dështim. Kemi shumë mungesa, problem i madh. Bilanci i Panuçit bëhet pas dy ndeshjeve, tani nuk flasim dot. Panucci do mbështetje nga të gjithë, nëse fitojmë me Skocinë edicioni nuk është dështim. Moshat? Do ketë një analizë në fund të kualifikueseve, por mund të ndryshohen të gjithë”, tha Duka.
Ndërkohë, Duka u shpreh Ndërtesa e re e FSHF mbyllet brenda pak muajsh. Ai shtoi se do të ketë edhe 2 mini-stadiume, me kapacitet 500 vende, ndërsa për arenën Kombëtare tha se në mars mund të jetë gati.



