Milan mendon për Pjaniç

Milan mendon për Pjaniç

Largimi i Miralem Pjanic nga ‘’ Camp Nou ‘’ mbetet një ndër objektivat kryesorë të Barcelonës në këtë merkato verore . Boshnjaku është cilësuar si një ndër transferimet më të dështuara në historinë e spanjollëve  sepse nuk ka reflektuar pothuajse asgjë  në fushë , arsye e cila e ka shtyrë trainerin Ronald Koeman për ta anashkaluar definitivisht .    

Megjithatë e kaluara e suksesshme në Serinë A ia ka mbajtur gjallë shpresat për tu rikthyer në kohët e arta sepse pas Juventusit edhe Milani ka treguar interes për 31 vjeçarin .  

Transferimi i Manuel Locatellit tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ka ndryshuar krejtësisht skenarin  e të ardhmes së ishi-t të Romës  dhe kuqezinjtë kanë menduar  huazimin e tij me opsionin e blerjes në varësi të rendimentit . 

Pengesa e vetme  në këtë histori është  paga e mesfushorit të mirënjohur e cila arrin 16 milionë eurot në sezon , shifër që konsiderohet si e tepërt nga Milani  sidomos pas problematikave të shkaktuara nga koronavirusi.  

Transferimi tek një ekip që do ti sigurojë aktivizimin si titullar është një domsdoshmëri për Miralem Pjanic për të rikuperuar kohën e humbur në  Katalunjë.   I ashtuquajturi ‘’ Mire ‘’ e ka finalizuar sezonin me 30 ndeshje  të cilat i kanë dhënë një leksion shumë të rëndësishëm për ta hedhur ashtu siç duhet hapin e rradhës në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy